Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Blerta Deliu Kodra, priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz
Hungaria është e gatshme të vazhdojë mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit evropian, ka theksuar ambasadori Markusz
Deliu-Kodra e falënderoi ambasadorin për përkrahjen e vazhdueshme që Hungaria i ka dhënë Kosovës, ndërkaq, e njoftoi atë për të arriturat dhe sfidat me të cilat Kosova është duke u ballafaquar gjatë procesit të integrimeve.
Kryetarja e Komisionit gjithashtu e falënderoi ambasadorin edhe për bashkëpunimin parlamentar lidhur me ndihmën nëpërmjet ekspertëve të integrimeve evropiane në kuadër të Projektit të Binjakëzimit.
Ndërsa, ambasadori Markusz gjatë këtij takimi tha se Hungaria është e gatshme të vazhdojë mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimit evropian. Markusz po ashtu vlerësoi edhe rolin e Komisionit për Integrime Evropiane, veçanërisht lidhur me procesin e liberalizimit të vizave dhe mbikëqyrjes së përmbushjes së agjendës për reforma evropiane.
-
Konjufca takon ambasadorin Markusz: Hungaria mbetet përkrahëse e parezervë e Kosovës
-
Kosova e përkushtuar për bashkëpunim me Hungarinë
-
Hungaria do të jetë krah Kosovës në proceset integruese
-
Hungaria e gatshme të mbështesë Kosovën në procesin e integrimit evropian
-
Hungaria mbështet plotësisht aspiratën e Kosovës për integrim evropian