Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Me këtë rast, Haradinaj falënderoi qeverinë e Hungarisë për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, veçmas tani në rrugën e integrimit evropian, investimet direkte në vend dhe mbështetjen në fushën e arsimit.
“Kryeministri e informoi për angazhimin e Qeverisë dhe të institucioneve të Kosovës në fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit në Kosovë, avancimin në procesin e zbatimit të Agjendës së Reformave Evropiane dhe zhvillimin ekonomik, duke kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe këmbimet tregtare”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Nga ana e tij, Markusz, premtoi mbështetjen e Hungarisë në këto procese të rëndësishme për Kosovën.
Në takim u bisedua edhe për vazhdimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve dhe inicimin e projekteve të tjera bilaterale.
-
Hungaria vlerëson punën e Kosovës në forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit
-
Haradinaj i interesuar për të thelluar bashkëpunimin e Kosovës me Hungarinë
-
Kosova mirënjohëse ndaj Hungarisë për mbështetjen e proceseve shtetndërtuese të saj
-
Ambasadori Márkusz: Për Hungarinë, Kosova dhe i gjithë Ballkani Perëndimor janë pjesë të Evropës
-
Ambasadori shprehu gatishmërinë e Hungarisë për të mbështetur zhvillimin e Kosovës