Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ambasadori shprehu gatishmërinë e Hungarisë për të mbështetur zhvillimin e Kosovës

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka pritur sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz, të cilin e falënderoi për përkrahjen e Kosovës nga shteti Hungarez.

Gjatë takimit, ministri e njoftoi ambasadorin për prioritet e Qeverisë Kurti dhe adresimin e sfidave në fushën e rritjes ekonomike si dhe përmirësimin e sistemit të ujit si një ndër prioritetet e Qeverisë në ngritjen e mirëqenies së qytetarëve të vendit.

Ndërsa, ambasadori hungarez, László Márkusz, e uroi ministrin Bislimi për detyrën e re dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të shtetit hungarez për ta mbështetur Kosovën në rrugën e saj të zhvillimit ekonomik dhe në rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.