Anëtarë të Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryesuar nga kryetarja e tij, Njomza Emini, dhe Bislim Zogaj, Donika Kadaj-Bujupi dhe Time Kadriaj, anëtarë, po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Hungari, ku kanë zhvilluar disa takime në Parlamentin Hungarez dhe në Zyrën e sekretarit të Shtetit hungarez.
Delegacioni i Kuvendit është pritur nga Komisioni Parlamentar për Çështje të BE-së dhe Komisioni për Punë të Jashtme të Parlamentit të Hungarisë, transmeton Koha.net. Në këto takime është diskutuar lidhur me bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet dy vendeve për çështje të ndryshme lidhur me perspektiven evropiane të Kosovës. Emini, në emër të delegacionit, ka falënderuar gatishmërinë e Hungarisë për mbështetje të vazhdueshme për Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, gjatë këtyre takimeve, Richárd Hörcsik, kryetar i Komisionit parlamentar për Çështje të BE-së, si dhe Zsolt Németh, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin Hungarez, kanë shprehur gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe mbështetje të Kosovës në procesin e integrimit evropian. Në vijim është diskutuar edhe lidhur me mekanizmat parlamentar për mbikëqyrjen e zbatimit të MSA-së, bashkëpunimin dhe koordinimin sa i përket pjesëmarrjes dhe anëtarësimit të Kosovës në organizatat e ndryshme rajonale dhe ndërkombëtare, liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe shumë çështje tjera.
Delegacioni i Kuvendit gjithashtu ka zhvilluar edhe një takim me Zyrën e sekretarit të Shtetit hungarez për çështje të BE-së. Ndërkaq, gjatë ditës së nesërme delegacioni i Kuvendit të Republikës së Kosovës do të zhvillojë një takim edhe me nënkryetarin e Parlamentit, Gergely Gulyás.