Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në vendin tonë, Laszlo Markusz, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë, bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe parlamenteve respektive.
Konjufca vlerësoi lart mbështetjen e deritashme të Hungarisë për Kosovën në shumë fusha, si implementuese e projekteve të Bashkimit Evropian, përfshirë Projektin e BE-së të Binjakëzimit 2016 -2018.
Ai theksoi se përvoja e çmuar e raporteve të Kuvendit të Kosovës me Parlamentin e Hungarisë, paraqet modelin e duhur që Kuvendi po e ndërton me shumë parlamente të tjera në botë.
Sipas një njoftimi dërguar mediave, duke vënë në pah prioritetet e vendit, Konjufca tha se mirëpret thellimin e bashkëpunimit në të gjitha nivelet me Hungarinë, si përkrahëse e pa rezervë e prosperitetit në Kosovë, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes së saj euro-atlantike.
Ambasadori i Hungarisë, Markusz, pasi uroi Konjufcën për zgjedhjen e tij në krye të Kuvendit të Kosovës, shprehu gatishmërinë e vendit të tij për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy shteteve.
Ai siguroi kryetarin e Kuvendit se shteti i tij do të jetë mbështetës i vazhdueshëm i Kosovës për anëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare, proceset e saj integruese, si dhe zhvillimin ekonomik.
-
Konjufca e ambasadori austriak dakordohen për thellim të bashkëpunimit
-
Ambasadori hungarez: Mbështesim aspiratat euroatlantike të Kosovës
-
Konjufca dhe ambasadori i Hungarisë diskutojnë për çështjen e presidentit
-
Ambasadori norvegjez i premton Konjufcës vazhdimin e mbështetjes për Kosovën
-
Kryeparlamentari Konjufca vlerëson lart mbështetjen e Sllovenisë për Kosovën