Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj, u.d i kryetarit të PDK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë pozitën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të kësaj partie.

KOHA mëson se PDK-ja ka zgjedhur kryesuesin e saj të përkohshëm në vend të Kadri Veselit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Veseli i cili nga viti 2015 ishte në krye të PDK-së, dha dorëheqje nga pozitat politike pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, të enjten.

Dorëheqje dha edhe presidenti Hashim Thaçi pasi konfirmoi vetë përmes një konference se është konfirmuar aktakuza edhe ndaj tij.