Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj thotë se ka pasur takim të qeveritarëve me Vetëvendosjen për demarkacionin

20:53 - Ditën që presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker vizitoi Kosovën ishte hera e vetme që zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj iu drejtua publikisht deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për votim të marrëveshjes së demarkacionit.

Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së bëri të ditur se ka pasur kontakte nga zyrtarët qeveritarë me Vetëvendosjen, por s’është parë vullnet për votim pro.

“Ka pas të tjerë që kanë pas komunikim dhe pastaj ata i kanë ndarë me Haradinajn ose Veselin. Kur ishte Juncker kam biseduar publikisht në Kuvend dhe e kam parë që s’ka vullnet”, ka thënë ai.

“Është një lloj fati jo i mirë politik që parti të caktuara politike kur janë në opozitë ndjekin në qasje jo racionale dhe mund të kemi një situatë absurde kur marrëveshja mund të mbyllet me votat e deputetëve të Listës Serbe”, shtoi Hoxhaj.


Trepça, kusht i Listës Serbe për demarkacionin?

Edhe Hoxhaj mëton që pas demarkacionit të arrihet konsensus edhe për ushtrinë Arbëri Hoxhaj mëton që pas demarkacionit të arrihet konsensus edhe për ushtrinë

20:27 - Të gjithë titujt e deritanishëm për kushtet e Listës Serbe në këmbim të votës së demarkacionit nuk janë të qëndrueshme, sipas zëvendëskryeministrit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai në Rubikon të KTV-së, ka sqaruar se në takimet me përfaqësuesit e Listës Serbe nuk ka pasur as edhe një kërkesë konkrete.

“Absolutisht nuk ka asnjë kusht. Nuk ka as kërkesë që të krijohet ndonjë komunë e re në Prilluzhë, nuk është shtuar asnjëherë”, ka thënë ai.

Jo me kërkesë të shkruar, por tërthorazi, sipas Hoxhajt, Lista Serbe e ka përmendur siç tha ai “sqarimin për çështjen e Trepçës”.

“Ka një pritje prej anës së tyre që në të ardhmen, ditët dhe javët në vijim që qeveria e Kosovës ta trajtojë seriozisht çështjen e Trepçës dhe atyre që jetojnë në veri të Kosovës lidhur me Trepçën”, theksoi ai.


A dihet vota e Kadaj Bujupit për demarkacionin?

Edhe Hoxhaj: Kushtet e Listës Serbe ishin të papranueshme për ne Arbëri Hoxhaj: Kushtet e Listës Serbe ishin të papranueshme për ne
Image

Rikthimi i deputetes Donika Kadaj Bujupi në AAK shihet si një votë më shumë pro ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit më Malin e Zi.

Në një intervistë për Rubikon të KTV-së, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se ende nuk ka arritur që të bisedojë me kryeministrin lidhur me këtë çështje.

“Nuk kam arritur që të flas me kryeministrin dhe nuk e di se cili do të jetë pozicioni i deputetes dhe nuk e përjashtoj mundësinë që mund të ketë një deputet i cili në momentin e fundit të vendosë ndryshe, por në përpjekje për të siguruar një bazë të mirëfilltë të votave jemi duke kërkuar edhe mbështetjen e Listës Serbe”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj nuk lë hapësirë se mund të ketë edhe një dështim për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Së këndejmi, ai nuk deklarohet se në rast të mos shtyrjes së kësaj çështje përpara, vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja.

“Jam më se i sigurt se nëse ka temë që do të mbyllet në mandatin e kësaj qeverie atëherë do të jetë ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit dhe jam i bindur se kjo qeveri do të përmbushë premtimin madhor për liberalizimin e vizave”, ka thënë ai.

Edhe Hoxhaj akuzon VV e LDK për bllokimin e krijimit të ushtrisë Arbëri Hoxhaj akuzon VV e LDK për bllokimin e krijimit të ushtrisë

Sipas tij, sundimi i ligjit dhe lufta ndaj krimit të organizuar nuk e pengon procesin e liberalizimit.

“Nëse ne kemi parasysh edhe në konferencën e fundit kur u prezantua strategjia, zonja Federica Mogherini tha se kushti i vetëm dhe i fundit mbetet ratifikimi i demarkacionit”, ka thënë ai. “Nuk duhet të koncentrohemi shumë në kalendarin tonë të brendshëm por në planin e madh kohor nëse dëshirojmë të lëvizim pa viza, viti 2018 është viti i fundit”.