Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka hedhur poshtë propozimin e kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, në lidhje me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.
Hoxhaj deklaroi se qytetarët janë dërrmuar nga diskutimi i temës së demarkacionit që gati tri vjet.
“Jemi dërrmuar nga diskutimi i temës së demarkacionit që gati tri vjet, pa qenë në gjendje ta ratifikojmë”, tha Hoxhaj në një postim në Facebook.
Duke iu referuar letrës që Kurti i dërgoi kryeministrit Ramush Haradinaj këtë javë, Hoxhaj theksoi se nuk ka më nevojë për letra dhe ide që e kthejnë këtë çështje në pikën zero, por është koha që të votohet kjo marrëveshje.
“Nuk kemi më nevojë për letra dhe ide që çojnë në pikën zero. Tani është koha për të votuar pro kësaj marrëveshjeje dhe të ecim përpara si shoqëri dhe si shtet. Deputetët duhet ta votojnë demarkacionin tash”, theksoi zv/kryeministri.
-
Hoxhaj thotë se ka pasur takim të qeveritarëve me Vetëvendosjen për demarkacionin
-
Hoxhaj: I kemi votat e mjaftueshme për ratifikimin e demarkacionit
-
Hoxhaj : Kemi konsensus politik për marrëveshjen e re me Malin e Zi
-
Hoxhaj: Është koha e fundit që Kosova ta ratifikojë demarkacionin, nuk humbet territor
-
Hoxhaj e quan Kurtin demagog: S’ka qëndrim të qartë për planin franko-gjerman