Në vazhdën e takimeve me krerët institucionalë në Shqipëri, ushtruesi i detyrës se kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj është pritur sot nga presidenti shqiptar, Ilir Meta, nga kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi si dhe nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.
Pasditen e sotme do të takohet edhe me kryeministrin, Edi Rama.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, i shoqëruar nga nënkryetari, Xhavit Haliti dhe sekretari, Uran Ismaili këtë të mërkurë po qëndrojnë në një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, priti sot delegacionin e PDK, të kryesuar nga Enver Hoxhaj, kryetar në detyrë i partisë.
Gjatë takimit u bisedua mbi zhvillimet më të fundit në Kosovë. Gramoz Ruçi vleresoi qendrimin dinjtoz te drejtuesve institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të UÇK-së dhe gatishmërinë e plotë të tyre për t’i dalë përballë drejtësisë dhe zbardhur të vërtetën e Luftës së madhe për shpëtimin e popullit të saj nga krimet monstruoze dhe gjenocidi i Serbisë.
Ne nuk duhet të lejojmë që të njolloset imazhi i Kosovës, i luftës së saj çlirimtare dhe i përpjekjeve për t’u ndërtuar, njohur e integruar si shtet i pavarur. E vërteta është se Kosova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe udhëheqësit e saj ishin viktimat përballë agresorit dhe jo e kundërta. Sot është i nevojshëm unifikimi i qëndrimeve politike e kombëtare të të gjitha institucioneve, forcave politike dhe zërave publikë, kombëtarë e ndërkombëtarë, të Kosovës dhe për Kosovën.”, nënvizoi kryetari Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Hoxhaj falenderoi kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, për mbështetjen e fuqishme që Shqipëria i jep mbrojtjes së të vërtetës për Kosovën dhe kërkoi që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që komuniteti ndërkombëtar të bëhet dhe mbetet i qartë për të vërtetën e UÇK-së dhe luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, të mbështetur nga aleatët tanë strategjikë, ShBA, NATO dhe BE.
Edhe
Konjufca sot viziton Shqipërinë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka pritur sot delegacionin e PDK, të udhëhequr nga Enver Hoxhaj.
Në fund të takimit, Basha tha për media se në fokus të diskutimit mes dy politikanëve ka qenë akt-akuza e ngritur nga Gjykata Speciale për disa nga krerët e politikës së Kosovës. Basha tha se e është koha që e gjithë politika e Shqipërisë dhe e Kosovës duhet të ketë një bashkërendim të plotë për këtë çështje.
Nga ana e tij, kreu i PDK, Enver Hoxhaj, i zgjedhur nga partia e tij edhe si kandidat në zgjedhjet presidenciale të Kosovës, u shpreh se lufta e UÇK-së është themel i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ndaj dhe e gjithë politika kosovare e shqiptare duhet të bashkohet në mbrojtje të saj.