Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova ka humbur mundësinë që të bëhet pjesë e Partneritetit për Paqe në NATO shkaku i paditurisë dhe hipokrizisë së Qeverisë Kurti.
Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka thënë se ishte hapur një rast ideal pas situatës së krijuar me luftën në Ukrainë, porse ky rast u lëshua.
"Kur në fillim të vitit u shfaq një gjeopolitikë e rrezikshme pas luftës në Ukrainë, dukej shpresëdhënëse mundësia që Kosova të përfitonte dhe bëhej pjesë e Partneritetit për Paqe, si paradhomë e anëtarësimit në NATO! Kësaj pritje, së bashku me fundvitin i erdhi fundi! Një mundësi e tillë po dështon për shkak të paditurisë dhe hipokrizisë së atyre që po udhëheqin Kosovën! NATO-ja, janë ata që sot po mbrojnë shtetet dhe jo dikush tjetër!", ka shkruar Hoxhaj.
-
PDK-ja dhe AAK-ja akuzojnë Kurtin se e ka dobësuar pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare
-
Hoxhaj: Humbja e Dialogut Strategjik është hap prapa me pasoja serioze
-
Palokaj: Kosova e parëndësishme për Brukselin, është lënë anash në procesin e integrimit
-
Haradinaj: Më 9 shkurt e ndërrojmë Qeverinë, Kurti po pengon anëtarësimin në NATO
-
Hoxhaj: Lajçaku ka përfaqësuar interesat e Serbisë, Kurti ka rënë në kurth