Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar sot bisedë telefonike me homologun e tij nga Mali i Zi, Srdjan Darmanović, ku e ka përgëzuar për votimin në Parlamentin malazez pro anëtarësimit të këtij shteti në NATO.
Ministri Hoxhaj ka thënë se anëtarësimi në NATO i Malit të Zi, është një hap shumë i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit.
“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO reflekton siguri më të madhe për Ballkanin dhe goditje ndaj tendencave për ndikime të jashtme anti-perëndimore në Ballkan. Ky votim i Parlamentit malazez është lajm i mirë jo vetëm për Malin e Zi, por edhe për Kosovën si shtet fqinj dhe stabilitetin e rajonit”, ka deklaruar Hoxhaj.
Parlamenti i Malit të Zi ka votuar dje pro anëtarësimit të vendit në NATO.
-
Hoxhaj: Refuzimi i Malit të Zi për të dërguar ushtarë të NATO-s në Kosovë, thirrje për zgjim
-
Mali i Zi voton për Maqedoninë në NATO, deputetët proserbë e quajnë Xhaferin “terrorist”
-
Haradinaj: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, lajm i mirë për sigurinë e Kosovës
-
Zaev uron Malin e Zi për hyrje në NATO
-
Delawie: Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, lajm i mirë për Kosovën