Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxhaj e quan kërcënim për Kosovën dërgimin e armëve nga Kina në Serbi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur kërcënim serioz për Ballkanin Perëndimor e për Kosovën dërgimin e armëve nga Kina në drejtim të Serbisë.

Hoxhaj shkroi të dielën në Twitter se është epoka kur shtetet ndahen në demokraci kundër autokracive, e sipas tij, Kina e Serbia kanë zgjedhur të jenë autokratë.

Aleati rus, Serbia, ka marrë një sistem të sofistikuar kundërajror kinez këtë fundjavë, mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e luftës në Ukrainë mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon, raportoi AP.