Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të martën ia ka dorëzuar ambasadorit kinez në Serbi, Li Ming, letrën për presidentin e Kinës, Xi Jinping, në të cilën ka thënë se ka shkruar për situatën në Kosovë.
“Takim i jashtëzakonshëm me ambasadorin e Republikës së Kinës, Li Ming”, ka thënë ai. “Ia kam dorëzuar letrën që ia kam çuar presidentit Xi për situatën në Kosovë, por edhe për zhvillimet e përshpejtuara në raportet tona bilaterale”.
Siç ka thënë në Instagram, Vuçiqi ka falënderuar Kinën për reagimin e fuqishëm dhe të qartë ndaj “lëvizjeve të papërgjegjshme të Prishtinës, qartë kundër popullit serb në Kosovë”, duke iu referuar ndalimit të dinarit si valutë në Kosovë.
Kina vazhdon ta refuzojë shtetësinë e Kosovës. Serbia ruan raporte të mira me Kinën, nga e cila merr një pjesë të konsiderueshme të armatimit.
-
Vuçiqi bisedon për Kosovën me presidentin e Iranit dhe shefin e diplomacisë kineze
-
Vuçiqi falënderon presidentin kinez për mosnjohjen e Kosovës
-
Presidenti kinez do ta vizitojë Serbinë
-
Vuçiq flet për protestë kundër “Zyrës për Kosovë”: Sikur ta ketë porositur Kurti
-
Serbia pret ndihmë nga Kina për Kosovën