Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha: Shoqëria civile e ka depolitizuar procesin e bashkëpunimit me Qeverinë

Taulant Hoxha, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), ka thënë se shoqëria civile e ka depolitizuar bashkëpunimin me qeverinë.

“Gjëja më e mirë që shoqëria civile e ka bërë para më shumë se 10 vjetësh është që këtë proces të bashkëpunimit e ka depoletizuar. Në dokumentin e parë në draftin e parë kur Qeveria ka kërkuar që ministrat ose zëvendësminitsrat të jenë përfaqësues të lidhjes së trupave të bashkëpunimit, ne kemi reaguar dhe kemi thënë ‘jo, na vyen shërbyes civilë më të lartë, sekretarë të përgjithshëm, drejtues të departamenteve’ më qëllimin e vetëm që mos me qenë të varur nga pushteti politik të momentit, por për ta trajtuar si një proces cili është proces i shtetndërtimit të institucioneve e jo pjesë e luftës ditore politike, kështu që kjo është e para”, deklaroi Hoxha në emisionin “Tempus” në KTV.

E dyta, sipas tij, ka të bëjë me kuptimin e politikëbërjes dhe përfshirjen e qytetarëve në procese të rëndësishme.

“Është e drejtë kushtetuese, e cila pastaj me këto rregulloret edhe normat tjera veç është kodifikuar. Ne jemi me fat, por edhe të njëjtën kohë është fatkeqësi që jemi shtet i ri. Është fat pasi kemi dhe kemi marrë praktika nga shtetet tjera, me dokumente e këto duke filluar nga Kushtetuta dhe besoj që jo vetëm në rajon, por edhe në raport më shume vende tjera nga aspekti i dokumenteve, i rregullave, jemi mirë. Fatkeqësia është në mentalitetin tonë qeverisës, me lehtësi pranojmë dokumente dhe me lehtësi edhe me të madhe nuk zbatojmë kërkesat e atyre dokumenteve”, ka thënë Hoxha.