Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka reaguar pas vërshimeve që kanë ndodhur në disa rajone të Kosovës.
Ajo ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, të cilët siç ka thënë ajo, nuk e kanë thënë as edhe një fjalë mbështetëse për këtë situatë.
“Plot Komuna të Kosovës në sfidë me vërshimet, evakuimet e qytetarëve dhe dëmet e mëdha si pasojë. Disa edhe e kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti si me jetu në realitet paralel. As edhe një fjalë mbështetëse”, ka shkruar Hoxha në Facebook.
Për vërshimet ka shkruar edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitkau. Ajo i ka kërkuar Qeverisë që të mos rrijë duarkryq.
“Gjendje alarmante në Skenderaj, Mitrovicë dhe Istog. Qeveria mos të rrijë duarkryq”, ka shkruar Çitaku në Facebook.
Edhe
Kurti për gjendjen me vërshimet: Aktualisht situata nën kontroll
Çitaku më vonë ka shkruar duke kërkuar reagim nga presidentja e vendit pas situatës së rënduar në disa pjesë të vendit si pasojë e vërshimeve.
“Në një gjendje edhe ashtu të rënduar ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës, banorët e Skenderajit, Mitrovicës, Klinës dhe Istogut u goditën edhe nga vërshimet. Dëmet për familjet e zonave të prekura duken të jenë shumë të mëdha. Fole ndonjë fjalë Presidente. Qytetarë të Republikës sonë janë edhe ata. Shpresoj që institucionet të mobilizohen dhe banorët e zonave të prekura nga vërrshimet të ndihmohen financiarisht”.
-
Osmani: Situata kërkon kujdes maksimal, FSK-ja në gatishmëri
-
Kosova e gatshme ta ndihmojë Bosnjën pas përmbytjeve shkatërruese
-
Hoxha – Kurtit: Kryeministër modern, vrapon pas spektakleve e indiferent ndaj punëtorëve
-
Osmani: Humbja e dy qytetarëve në Pejë si pasojë e vërshimeve tronditje për gjithë Kosovën