Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoxha optimiste se brenda këtij viti do të hiqen vizat

Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha tha se Kuvendi dje plotësoi kriterin kyç për liberalizimin e vizave.

Ajo theksoi se sa i përket kriterit të dytë që është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, ka shënuar progres të theksuar, por presin vlerësimin e BE-së, transmeton kp.

Hoxha tha se synimi i tyre është që gjatë këtij viti të bëhet liberalizimi i vizave për qytetarët e vendit. Hoxha u shpreh optimiste ë qytetarët e vendit do të lëvizin lirshëm brenda këtij viti.

Ajo tha se tani institucionet e Kosovës i kanë kryer detyrat e saj derisa presin që tash detyrat t’i kryejë BE-ja.

Hoxha ka siguruar se do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me institucionet e BE-së që të mos zgjaten procedurat për liberalizimin e vizave.

Ministrja e Integrimeve tha se pesë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën nuk mund ta bllokojnë liberalizimin sepse nuk e përbëjnë atë 35 për qindëshin që do të mund ta bllokonin këtë process.