Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aliaj: Kriza shumë shpejt do të përfshijë institucionet e agjencitë e ndryshme

Artan Alija

Analisti Artan Aliaj, duke iu referuar situatës në të cilën gjendet vendi, ka deklaruar se shumë shpejt do të jetë në pikëpyetje edhe funksionimi i gjyqësorit dhe kjo sipas tij, duke filluar nga Gjykata Kushtetuese.

Aliaj në emisionin “Konfront” në KTV ka thënë se efekti i krizës politike, do t’i prekë të gjitha sferat e qeverisjes në Kosovë.

“Sipas deklarimit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, jemi larg zgjidhjes së problemit, kjo është brenga numër një. Ajo çka është shumë e rëndësishmë mendoj që duhet të shikohet edhe funksionimi i resoreve të tjera shtetërore. Kemi të bëjmë këtu edhe me funksionimin e agjencioneve të pavarura të cilat i raportojnë Kuvendit. Në Kuvendin e Kosovës tash e një vit asnjë vendim nuk është marrë për këtë shtet. Është bërë lojë politike, do të thotë ky është një problem shumë i madh. Shumë shpejt mund të kemi në pikëpyetje edhe funksionimin e gjyqësorit në këtë vend, duke filluar nga Gjykata Kushtetuese. Efekti që vjen nga kjo krizë politike, shumë shpejt do t’i prekë të gjitha sferat e qeverisjes në këtë vend”, ka deklaruar Aliaj.

Në anën tjetër sipas Aliajt edhe nëse mbahen zgjedhjet në mes dhjetorit “Duke e parë praktikën e këtij viti, deri në muajin shkurt nuk do të kemi ceritifikim të zgjedhjeve dhe pothuajse arritëm në mars kur nuk do të ketë paga e asgjë”.


Buzhala: Nga nesër, nis një bashkëpunim mes VV-së dhe LDK-së

Edhe Jakaj: Institucionet e pavarura rrezikojnë paralizimin, pasojat mund të jenë të pariparueshme Arbëri Jakaj: Institucionet e pavarura rrezikojnë paralizimin, pasojat mund të jenë të pariparueshme

Mentor Buzhala, gazetar, ka thënë se mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës do të ketë bashkëpunim sa i përket çështjes së buxhetit. 

Ai ka thënë se për shkak të vonesës së miratimit të buxhetit, Komuna e Prishtinës aktualisht nuk ka fare buxhet dhe se, sipas tij, kjo do ta shtyjë përpara miratimin e buxhetit. 

“Ndoshta prej nesër do të jetë lajm i mirë që keim me pa një bashkëpunim mes VV-së dhe LDK-së, nacional. Do të ketë pajtueshmëri për shkak se është interesi shumë i madh i Prishtinës. Buxheti i 2025-s ende nuk është ligj, nuk figuron në buxhetin e vitit 2025 të Ligjit të buxhetit të Kosovës sepse Prishtina, Gjilani, Kllokoti e patën votuar me vonesë buxhetin. Të njëjtat kanë pasur mundësi ta shfrytëzojnë një pojesë të buxhetit, rrjedhimisht sot të gjitha kontot e Komunës së Prishtinës nuk ka asnjë para, hic. Nesër besoj se do tejkalohet ky ngërc, dhe do  bëhet ligj i buxhetit. Njëherë i themelojnë trupat e Kuvendit, do ta fusë dhe do të kalojë buxheti”, ka thënë ai në Konfront.


Hoxha: LVV-ja po kalkulon me idenë se votuesit e partive opozitare janë lodhur

Derisa të gjitha partitë politike në vend, po i shohin zgjedhjet si zgjidhje dhe se një deklarim të tillë e pati edhe kryeminsitri në detyrë Albin Kurti, një ditë pasi dështoi t’i ketë numrat e nevojshëm për formimin e qeverisë, Erblin Hoxha, drejtor i “ODA Consulting” ka thënë se për Lëvizjen Vetëvendosje, këto zgjedhje janë të domosdoshme.

Edhe Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin Arbëri Kurti paralajmëron diskutime për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Në emisionin “Konfront” në KTV, Hoxha ka theksuar se kjo parti po pretendon që mbështetësit e opozitës janë të lodhur dhe si rrjedhojë do t’i shërbejë në vota.

“Në dhjetor nuk është domosdoshmërisht e nevojshme të dalin të gjithë në zgjedhje. Tash i kemi pasur 900 mijë vota, edhe nëse dalin 700 mijë votues, teknikisht edhe prakitkisht për partitë politike nuk përbën ndryshim, a i merr 50% të 900 mijëshit a 50% të 700 mijëshit. Tash këtu është një lojë e nervave të aktivistëve dhe pak a shumë atyre që janë të përfshirë në parti brenda. Për LVV-në, zgjedhjet e jashtëzkaonshme janë të domosdoshme sepse pretendimi i LVV-së është që mbështetësit e LDK-së, të Nismës e AAK-së, janë lodhë e nuk dalin. Është një kalkulim matematikor më shumë se sociologjik”, ka deklaruar Hoxha në Konfront në KTV.


Hoxha: Në zgjedhjet potenciale të parakohshme do të ketë pasivizim të votuesve

Sipas Erblin Hoxhës, drejtor i “ODA Consulting”, në zgjedhjet potenciale të parakohshme do të ketë pasivizim të votuesve. Ai ka thënë se periudha e gjatë prej zgjedhjeve të shkurtit deri tash ka shkaktuar frustrim te qytetarët.

Edhe Hoxhaj: S’e përjashtoj mundësinë që Kurti pas zgjedhjeve ta përmbysë rendin kushtetues Arbëri Hoxhaj: S’e përjashtoj mundësinë që Kurti pas zgjedhjeve ta përmbysë rendin kushtetues

Hoxha shtoi se kryeneçësia e partive për të mos arritur në bashkëpunim ka ardhur si rezultat i fushatës parazgjedhore, zgjedhore e zgjedhjeve, me theks gjuha që është përdorur nga politikanët.

“Ky hendeku 9 mujor prej zgjedhjeve të shkurtit përveç se na ka bërë konfuzë me çka po pritet, është që në zgjedhjet e dhjetorit cili është opsioni faktik që u ofrohet qytetarëve. Është një frustrim i jashtëzakonshëm i qytetarëve dhe sido që të del zgjidhja e këtij konflikti, edhe nëse kemi zgjedhje të parakohshme, kemi me pa pasivizim të qytetarëve kundrejt partive por edhe politikës në përgjithësi”, ka thënë ai në Konfront.