Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se pret implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Hovenier, në një prononcim të shkurtë para mediave të hënën, ka deklaruar se dje kanë dhënë qëndrimin për zgjedhjet në katër komunat veriore.
Aty theksohet se qëndrimi i ShBA-së për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan ishin në përputhje me kërkesat kushtetuese dhe ligjore të Kosovës.
“Dje e kemi dhënë një qëndrim, aty theksohet nevoja për implementimin e plotë të marrëveshjes së Ohrit dhe këtë e presim”, tha ai.
Këtë koment, Hovenier e bëri pas pjesëmarrjes në nënshkrimin e disa marrëveshjeve të mirëkuptimit ndërmjet Universitetit të Iowa-s dhe disa universiteteve publike në Kosovë për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë./ksp
-
Sorenseni ia thekson Gjuriqit rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit
-
Hargreaves: Çështjet me të cilat përballet Kosova dhe kontinenti s’presin, partitë të bashkohen
-
Ambasadori francez: Për ta mbështetur Kosovën duhen institucione që funksionojnë mirë
-
Ambasadori britanik uron që këto zgjedhje të jenë të fundit për këtë vit
-
Kongresisti Self në Maqedoninë e Veriut: Të zbatohet Marrëveshja e Ohrit e të ruhen të drejtat e shqiptarëve