Kreu i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhje me rritjen e pagave për kabinetin qeverisës, gjykatë e cila gjatë ditës së sotme vlerësoi se vendimi i Qeverisë nuk përbën çështje të nivelit kushtetues.
Hoti tha se këtë vendim do ta pengojnë në mënyra të ndryshme demokratike.
“Por, këtë vendim, ashtu sikurse edhe vendimet tjera skandaloze të kësaj Qeverie të pakicës, do ta pengojmë me mjete ligjore, politike dhe demokratike”, tha ai në një postim në Facebook.
Për këtë pengim, zyrtari i LDK-së kërkoi ndihmën e qytetarëve.
“Na duhet mbështetje e madhe qytetare për të hequr qafe përgjithmonë këtë klasë politike që po vjedh të ardhmen e gjeneratës së ardhshme”, theksoi Hoti.
-
Hoti - Qeverisë: Në kohë inflacioni pagat duhet të rriten e jo të ulen
-
Hoti: Ligji për Paga duhet të tërhiqet e të rishkruhet, Qeveria të anulojë vendimin për rritje të pagave për vete
-
Hoti tregon si duhet bërë rritja e pagave
-
VV e quan të turpshëm vendimin e Kushtetueses për rritjen e pagave nga Haradinaj
-
LDK me mocion kundër ngritjes së pagave për kabinetit qeveritar