Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

VV e quan të turpshëm vendimin e Kushtetueses për rritjen e pagave nga Haradinaj

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila inicioi vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për rritje të pagave për të gjithë të punësuarit që paguhen nga buxheti i shtetit, e ka quajtur të turpshëm vendimin e kësaj Gjykate e cila vendosi në favor të vendimit të kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje të pagave.

“Turp për ju Arta Rama Hajrizi, Ivan Čukalović, Altay Suroy, Snezhana Botusharova, Bekim Sejdiu, Selvete Gerxhaliu! Nuk arritët të mbroni Kushtetutën dhe integritetin personal e profesional”, shkroi ajo në një postim në Facebook.

Kushtetuesja vendos në favor të Haradinajt për pagat

Madje Haxhiu ka propozuar edhe mbylljen e tërësishme të Gjykatës Kushtetuese.

“Sa vendime të dëmshme nxjerrë kjo Gjykatë Kushtetuese, kësisoj nuk do të ishte keq me ja vendos drynin”, tha ajo.

Më herët reagoi edhe LDK përmes shefit të GP-së, Avdullah Hoti.