Për vendimin e dhjetorit të vitit të kaluar, për rritjen e pagave, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë kallëzim penal ndaj kryeministrit, Ramush Haradinaj, dhe 17 zyrtarëve të tjerë të lartë qeveritarë - zëvendëskryeministra e ministra, raporton KTV.
Deputetja, Albulena Haxhiu, e cila dorëzoi këtë kallëzim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, tha se vendimi i Qeverisë është i jashtëligjshëm dhe i padrejtë. Sipas saj, me daljen e pagave me rritje është përmbushur vepra penale – konflikt interesi, andaj kallëzimi është bërë për zyrtarët e përfshirë në marrjen e vendimit.
Haxhiu beson se me rritjen e pagave për veten, Qeveria shkeli një varg ligjesh.
Deputetja e Vetëvendosjes ka shtuar se janë duke shqyrtuar mundësinë e ngritjes së kallëzimit penal edhe ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët e kanë votuar si të pabazuar ankesën e partisë së saj së për pagat, drejtuar këtij institucioni.
-
Vetëvendosje padit kryeministrin e 17 zyrtarë për rritjen e pagave
-
Vetëvendosje paralajmëron kallëzim penal ndaj Haradinajt dhe atyre që votuan për ngritje pagash
-
VV kërkon nga AKK kallëzime penale për Haradinajn e ministrat që nënshkruan rritjen e pagave për vete
-
Vetëvendosje pret të shfuqizohet vendimi i Haradinajt për rritje pagash
-
Haxhiu e cilëson vepër penale ngritjen e pagës së Haradinajt nga vetë ai