Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka cituar nenin 424 të Kodit Penal për të thënë se vendimi i qeverisë për rritjen e pagave për kryeministrin, ministrat dhe anëtarët tjerë të qeverisë, është vepër penale.
Neni 424 i Kodit Penal ia ndalon personit zyrtar që të vendos për një çështje që ka interes të drejtpërdrejt financiar dhe sipas Haxhiut, Haradinaj me ministrat e tij ka bërë vepër penale.
“Kete vendim qysh neser do ta dergoj ne Agjensionin Kunder Korrupsionit. Neni 424 i Kodit Penal i ndalon personit zyrtar të vendos për një çështje që ka interes të drejpërdrejt financiar”, ka shkruar veç të tjerash Haxhiu.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dje me një vendim ia ka dyfishuar vetes pagën dhe pesë zëvendëskryeministrave të vet, duke ia kaluar me pagë bruto edhe presidentit Hashim Thaçi e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
Në këtë rritje pagash qeveritare janë përfshirë edhe ministrat e zëvendësministrat që janë rreth 70.
Paga e Haradinajt deri më tani ka qenë rreth 1 mijë e 500 euro, ndërsa me vendimin e ri kjo pagë bruto ngrihet për 100 për qind dhe është 2950 euro në muaj.
-
Haxhiu: Me rritjen e pagave, Haradinaj ka shkelur disa ligje
-
Disa ministra ia bëjnë ‘bllok’ pagës me rritje
-
Vetëvendosje padit kryeministrin e 17 zyrtarë për rritjen e pagave
-
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave mbetet i pakthyeshëm
-
Vetëvendosje paralajmëron kallëzim penal ndaj Haradinajt dhe atyre që votuan për ngritje pagash