Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar ndaj deklaratës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që e cilësoi formimin e Ushtrisë së Kosovës si shkaktar për frikë te serbët.
Sipas Hotit, ankth dhe shok Ushtria e Kosovës mund të sjellë vetëm për ata që thirrjet për paqe i kanë kamuflime për ndryshime kufijsh e gllabërim tokash.
“Dje Presidenti i Serbisë Vuçiq formimin e Ushtrisë së Kosovës e kualifikoi si diçka që do të shkaktojë shok dhe ankth. Kjo mund të jetë e vërtetë por vetëm për ata që thirrjet për paqe dhe stabilitet në rajon i kanë kamuflime për të realizuar ambicie të vjetra, ndryshime kufijsh në Ballkan dhe gllabërim tokash. Kjo gjithashtu mund të jetë e vërtetë edhe për ata që punojnë kundër interesave evro-atlantike në rajonin tonë”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Hoti ka shtuar se Ushtria e Kosovës do të determinojë paqe dhe siguri në rajon si dhe shtrirje dhe forcim të gjeopolitikës evro-atlantike.
“Prandaj krijimi i saj është proces që nuk mund ta ndal askush dhe atë do ta bëjmë në bashkëpunim me aleatët tanë”, ka përfunduar ai.
-
Hoti: Nëse dikujt duhet t’i ndalohet ushtria, atëherë kjo vlen për Serbinë
-
Hoti: Politikanët që përmendin luftën, e bëjnë për të mbuluar dështimin në qeverisje
-
Hoti i reagon sërish Vuçiqit për ushtrinë: BE-ja duhet të shqetësohet, ne nuk brengosemi
-
Hoti i reagon Vuçiqit për deklaratën për ushtrinë: Nuk i shërben paqes
-
Kosova e sheh si kërcënim për luftë deklarimin e Vuçiqit