Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka reaguar presidentit serb Aleksandër Vuçiq, i cili diskutoi për mundësinë e futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e lidhur me çështjet me Kosovën.
Hoti ka thënë se deklaratat e tij “nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në rajon, e aq më pak arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe njohjes reciproke”.
Në Facebook, ai shkruan se Kosova mbetet e përkushtuar në rrugën drejt integrimit në NATO dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, SHBA-në dhe BE-në.
Vuçiq, të enjten kishte deklaruar se muajt e ardhshëm do hapet debat i gjerë publik për çështjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoti i reagon sërish Vuçiqit për ushtrinë: BE-ja duhet të shqetësohet, ne nuk brengosemi
-
Vuçiqi diskuton futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, flet për “problemet” që ka me Kosovën
-
Vuçiqi aprovon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
-
Vuçiq pas deklaratave të Kurtit: Serbia s’po përgatitet për luftë
-
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi, Vuçiq: Kur s’ke ushtri të fortë, s’ke shtet