Arbëri

Vuçiqi diskuton futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Serbi, flet për “problemet” që ka me Kosovën

Descriptive Text

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur sot se në takim me përfaqësuesit e ushtrisë ka diskutuar për futjen e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Ai ka thënë se në muajt në vijim do të hapet një debat i gjerë publik për këtë çështje.

“Ne do të flasim para se të marrim ndonjë vendim, sepse ka anët e mira dhe të këqija”, ka thënë Vuçiq, raporton B92.

Vuçiq ka thënë se në takim sot me përfaqësuesit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Ushtrisë së Serbisë, u diskutua “për gjitha drejtimet e mundshme të rrezikimit të sigurisë së Serbisë” dhe ka thënë se në këtë kontekst, Serbia duhet të kujdesen për veten.

“A e dini se çfarë probleme kemi në Kosovë dhe Metohi, kemi edhe probleme tjera rajonale, së bashku me probleme të llojit të tretë, të cilat kanë të bëjnë me mosmarrëveshjet gjeopolitike të fuqive të mëdha, dhe ku ne shpesh jemi vendi rreth të cilit përplasen interesat e tyre. Ne kemi bërë shumë për të përmirësuar gatishmërinë luftarake, duke blerë armët më moderne”, ka thënë Vuçiq.