Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka reaguar sërish në lidhje me deklaratën e presidentit të Serbisë, se po mendon të kthejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, për shkak problemeve sipas tij, me Kosovën.
Hoti reagoi edhe mbrëmë, ndërkohë sot përmes një postimi tha se deklaratata e Vuçiqit duhet të shqetësojë Bashkimin Evropian, e sipas tij, Kosova nuk ka pse të brengoset.
“Këto deklarata duhet të merren me shqetësim nga Bashkimi Evropian. Por, ne nuk brengosemi. Ne kemi ushtrinë tonë. E gatshme dhe tanimë pjesë e ushtrisë amerikane në misione paqeruajtëse. Më me qetësi, më me qetësi”, ka shkruar Hoti, duke iu referuar marrëveshjes me shtetin e Ioëas, përmes të cilit Forca e Sigurisë së Kosovës do të dërgojë trupa në misione paqeruajtëse.
-
Hoti i reagon Vuçiqit për deklaratën për ushtrinë: Nuk i shërben paqes
-
Vuçiqi aprovon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak
-
Vuçiq pas deklaratave të Kurtit: Serbia s’po përgatitet për luftë
-
Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Serbi, Vuçiq: Kur s’ke ushtri të fortë, s’ke shtet
-
Vuçeviq: Serbia do t'i përgjigjet marrëveshjes ushtarake Kosovë-Turqi