Ish-kryeministri dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka akuzuar qeveritarët se kanë prishur raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas deklaratës së ambasadorit Jeffrey Hovenier se aktualisht njohja reciproke është e pamundur në dialogun Kosovë-Serbi.
“Qeveritarët duhet t'i tregojnë popullit ku e kanë katandisur punën që e ka shtyrë SHBA-në — aleatin kryesor Kosovës — të deklarojë se nuk është koha për njohje nga Serbia. Çfarë ka ndodhur në marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-në që njohja reciproke nuk është më në qendër?!” ka shkruar Hoti në Facebook.
Në një deklaratë për “The Economist”, Hovenier u shpreh se aktualisht nuk është e mundur të arrihet njohja reciproke, “por sfidat e sotme mund të tejkalohen”.
Në vazhdimësi, partitë opozitare kanë akuzuar Qeverinë Kurti për ftohje të raporteve me SHBA-në.
-
Nxit reagime deklarata e Hovenierit se njohja reciproke është e pamundur aktualisht
-
Hoti kërkon rezolutë lidhur me dialogun: Transparencë dhe marrëveshje me njohje reciproke
-
Hoti: Para pesë vjetësh ishim në Shtëpinë e Bardhë, sot suspendohet dialogu strategjik
-
Çitaku: Kurti ka djegur çdo urë bashkëpunimi me Washingtonin
-
Hoti: Qeveria e ardhshme duhet ta marrë seriozisht Marrëveshjen e Washingtonit