Kryeministri Avdullah Hoti e ka njoftuar shefin e EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark, për prioritetet e Qeverisë për menaxhimin e COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike, zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, si dhe procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Në një takim të zhvilluar se me shefin e EULEX-it, Hoti tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar me përkushtim në avancimin e rendit dhe të ligjit në vend, mbështetjen e institucioneve të sigurisë si dhe aspekte tjera që ndërlidhen me fushën e integrimit evropian dhe euroatlantik.
Siç bëhet e ditur përmes një komunikate për media dërguar nga Zyra e Kryeministrit, ai ka theksuar se bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe EULEX-it do të jetë në suaza të forcimit të shtetit të së drejtës.