Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim njohës shefin e ri të EULEX-it, Lars - Gunnar Wigermark.
Me këtë rast, Haradinaj, e ka uruar Lars Gunnar Wigermark për detyrën e re dhe ka shprehur gatishmërinë e bashkëpunimit në proceset e interesit të përbashkët mes EULEX-it dhe institucioneve të vendit.
Ai, po ashtu, e ka njoftuar shefin e ri të EULEX-it për zhvillimet e sundimit të ligjit dhe ato të sigurisë në vend.
“Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj janë të përkushtuara në rrugën për sundimin e ligjit”, është Haradinaj, i cili theksoi se sukseset e EULEX-it dhe të Kosovës janë të përbashkëta dhe se Kosova është e hapur për bashkëpunim dhe për absorbimin e përvojave të vendeve të BE-së në sundim të rendit dhe ligjit.
-
Kurti në takim më shefin e EULEX-it: Jemi të përkushtuar për shtet ligjor e demokraci
-
Kurti dhe shefi i EULEX-it bisedojnë për sigurinë në Kosovë
-
Gërvalla takohet me shefin e EULEX-it, diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit
-
Kurti dhe shefi i EULEX-it: Duhet aktivizim më i madh i prokurorive në luftimin e krimit
-
Hoti: Qeveria po punon në avancimin e rendit dhe ligjit