Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Wigemark.
Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me zhvillimet aktuale në Kosovë si dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për forcimin e sundimit të ligjit.
Me këtë rast Gërvalla, theksoi se “Qeveria e Kosovës e ka prioritet çështjen e sundimit të ligjit si element i rëndësishëm edhe për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit evropian e posaçërisht për procesin e liberalizimit të vizave”.
Nga ana tjetër shefi i EULEX-it ka potencuar se do të vazhdojnë “përkrahjen konkrete për institucionet e Kosovës në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit”.
-
Kurti dhe shefi i EULEX-it: Duhet aktivizim më i madh i prokurorive në luftimin e krimit
-
Gërvalla: Vizita e Von der Leyenit vjen në momentin kur Kosova po konsolidon reformat
-
Osmani flet me shefin e EULEX-it për sigurinë në veri e në vijën kufitare me Serbinë
-
Gërvalla: Kosova kampione e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkanin Perëndimor
-
Gërvalla merr pjesë në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së