Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se njohja reciproke me Serbinë është temë e vetme në çdo takim mes dy palëve, në të kundërtën nuk ka normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, sipas tij.
“Në çdo takim që kemi, tema e vetme për çfarëdo që bisedojmë, çdo gjë është në funksion të njohjes reciproke, ndryshe nuk normalizohen”, ka thënë ai pas homazheve tek obelisku i personave të pagjetur, të dielën, raporton KP.
Hoti ka shtuar se koalicioni është unik sa i përket dialogut me Serbinë, duke përmendur kërkesën e tij ndaj opozitës për përfshirje në bisedime.
Vuçiq deklaroi të shtunën se ka pranuar agjendën zyrtare për negociatat me Kosovën në Uashington, më 4 shtator, dhe se në të është vetëm një "pikë që është e papranueshme", për të cilën nuk dha detaje.
Vuçiq ka thënë se pret befasi dhe negociata të vështira.
-
Hoti: Njohja reciproke, e vetmja temë në çdo takim me Serbinë
-
Hoti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: S’ka marrëveshje pa njohje reciproke
-
Hoti: Në Bruksel dialogojmë për njohje reciproke
-
Hoti insiston se në takimin e 4 shtatorit flitet për njohje, në agjendë vetëm tema ekonomike
-
Hoti: Dialogu për njohje reciproke, në Bruksel flasim për çështje ekonomike