Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i është kundërpërgjigjur presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, që të premten tha se sa të jetë ai president Serbia s’do ta njohë Kosovën. Sipas Hotit, dialogu mes dy vendeve nuk mund të sjellë marrëveshje pa njohje reciproke.
Ai ka thënë se nëse s’do të ketë njohje, s’do të ketë marrëveshje fare.
“Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke. Kosova mbetet e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së. Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje. Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Të premten, Vuçiq tha se nuk do të ketë njohje të shtetësisë së Kosovës derisa ai është president i Serbisë. I po ashtu tha se “askush në Perëndim nuk mendon se Kosova nuk është e pavarur”.
Ndaj kësaj deklarate kishte reaguar edhe ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla që tha se Vuçiqi me këtë Vuçiqi ka ngritur dy çështje.
-
Vuçiq: I gatshëm për kompromis, s’do të ketë njohje të Kosovës
-
Kosova ngre dy hipoteza pas deklaratës së Vuçiqit se s’do ta njohë Kosovën
-
Hoti mohon të ketë marrëveshje me Serbinë për vizitat e zyrtarëve të saj në Kosovë
-
Përplasje mes Hotit e Vuçiqit për marrëveshjen finale
-
Hoti: Në Bruksel dialogojmë për njohje reciproke