Kryeministri Avdullah Hoti në konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka folur edhe për takimin e së premtes me delegacionin serb në Bruksel.
Ai ka thënë se dialogun do ta zhvillojë për njohje reciproke.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Nesër diskutimet në Bruksel do të jenë për çështjet ekonomike", ka thënë Hoti.
Hoti tutje ka shtuar se ka kërkuar nga partitë opozitare që t’i dërgojnë emrat për përfaqësues në delegacionin që do të zhvillojë takime në Uashington.
"Sot kam u dërguar letër partitive opozitare që të dërgojnë emra për përfaqësues në delegacionin që do të zhvilloj takime në Uashington".
Takimi mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington do të mbahet më 4 shtator edhe pse fillimisht ky takim ishte paraparë të mbahej dy ditë më herët, më 2 shtator.
Takimi në Bruksel do të mbahet më 27 gusht në nivel ekspertësh.