Për mos anëtarësimin e Kosovës në Interpol ka reaguar edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
Sipas tij, ky është zhgënjim për Kosovën por edhe dështim për sigurinë në Ballkan.
“Nuk do të ndalemi derisa të jemi pjesë e Interpolit dhe të gjitha organizatave ndërkombëtare. Ky është zhgënjim për Kosovën, por edhe dështim për sigurinë në Ballkan. Faj të madh ka edhe diplomacia agresive e Serbisë e rreshtuar kundër vlerave që ngiten mbi gjeopolitikat evro-atlantike në rajon”, thotë Hoti në një postim në Facebook.
Ai kërkon që të nxirret mësim nga ky refuzim sot. “Duhet të vazhdojmë të jemi unikë në atë që aspirojmë, për t'i bindur të gjithë se jemi konsekuent në ndërtimin e shtetit të Kosovës, sigurisë dhe prosperitetit për të gjithë pa dallime”, theksoi ai.
-
Reagimet në Kosovë pas dështimit në Interpol
-
Hoti: Kujt do t’i paguhen 1.2 milion euro për anëtarësim në Interpol?
-
Kosova pritet t’ia mësyjë sërish Interpolit, ekspertët thonë se do të dështojë sërish
-
Kosova rrezikon të mos anëtarësohet në Interpol, MPJ thotë se nuk ishte prioritet
-
Lufta e Kosovës dhe Serbisë për INTERPOL-in