Avdullah Hoti, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, ka kritikuar institucionet e vendit për mosmarrjen e masave për ajrin e ndotur në Prishtinë.
Ai ka kujtuar se vitin e kaluar është mbajtur një seancë e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për masat që duhet ndërmarrë secili institucion për parandalimin e ndotjes, por sipas Hotit, efekti është zero.
Hoti po ashtu ka përmendur se disa deputetë të koalicionit PAN po synojnë rritjen e vitit të vjetërsisë së veturave që importohen në vend.
“Cilësia e ajrit këto ditë në Prishtinë është e patolerueshme, në veçanti sonte. Një seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës sezonin e kaluar ka nxjerrë rezolutë me një listë të masave qe duhet ndërmarrë secili institucion përgjegjës. Por, efekti është zero. Lëndët djegëse njësoj po përdoren në qytet, sikurse edhe qarkullimi i makinave pa asnjë pengesë. Për më tepër, deputetët nga koalicioni PAN janë angazhuar për ndryshimin e ligjit për rritjen e vitit te vjetërsisë së veturave që importohen”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Kujtojmë se ditëve të fundit niveli i ndotjes në Prishtinë ishte më i larti në Evropë dhe ndër më të lartit në botë.
-
Raportin për gjendjen e mjedisit në Kosovë s’ka kush ta miratojë
-
Rritet ndotja e ajrit gjatë dhjetorit
-
Institucionet thonë se nevojitet kohë për përmirësimin e ajrit në Prishtinë
-
Masat për përmirësimin e ajrit vlerësohen si të vonuara
-
Ndotja e ajrit arrin në nivele alarmante, kritikohen institucionet për neglizhencë