Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Kosova nuk po qeveriset, krizat e reja po i mbulojnë të vjetrat

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, deklaroi se Kosova nuk është duke u qeverisur, e kryeministri Albin Kurti, sipas tij, po mban konferenca për menaxhim të krizave, e jo për promovim të punëve të reja. Ai tha se krizat e reja po i mbulojnë ato të vjetra.

Hoti shkroi të mërkurën në Facebook se zyrtarët e Qeverisë po e nisin e po e mbyllin ditën pa kryer punë, derisa i numëroi katër tema që sipas tij, Kurti nuk po i trajton.

“Greva në arsim. Asnjë përpjekje nga qeveria për të parandaluar grevën. Viti i ri shkollor mund të mos fillojë sipas planit. Qeveria nuk po bisedon me sindikata për të gjetur një zgjidhje që i merr parasysh kërkesat e sindikatave dhe mundësitë buxhetore”, shkroi Hoti.

Sipas tij, problematike është edhe kriza me energjinë elektrike, pasi, siç u shpreh ai, Qeveria nuk e ka asnjë plan për fazën e dimrit.

“Situata është kritike në mes të verës. Askush nuk di pse në mes të verës ka reduktime kur konsumi i energjisë është relativisht i ulët. Çmimi i drurit dhe peletit, si alternativë për ngrohje, është dyfishuar që tani. Ndërmarrjet e energjisë elektrike (KEK, KEDS, KESKO e KOSTT) janë në kaos sa i përket borxheve ndaj njëra-tjetrës”, tha Hoti, ndërsa potencoi se inflacioni në Kosovë ka shkuar në 19 për qind.

Edhe Hoti: Askush s’po flet e s’po merret me zhvillim ekonomik e punësim Arbëri Hoti: Askush s’po flet e s’po merret me zhvillim ekonomik e punësim

Sipas deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, rritja e çmimeve të lëndëve të para e ka paralizuar aktivitetin ekonomik të shumë firmave.

“Asnjëherë nuk është takuar “Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik” për të diskutuar për sfidat e bizneseve”, shkroi Hoti. Ai theksoi se në procesin e dialogut me Serbinë, Qeveria Kurti nuk është transparente. Hoti tha se rreth dialogut, opozita po informohet nëpërmjet emisarëve perëndimorë.