Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Janë bërë përgatitjet e nevojshme për nisjen e vitit të ri shkollor

Foto: Driton Paçarada / KOHA

Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se janë bërë përgatitjet e nevojshme për fillimin e vitit të ri shkollor, që do të nisë më 14 shtator.

Hoti në Facebook ka shkruar se “në dy javët e fundit janë verifikuar ambientet shkollore për plotësimin e kushteve për mësim sipas udhëzimeve të IKSHPK-së. Janë zhvilluar edhe protokollet e sjelljes në rast të paraqitjes së rasteve të infektimeve në shkolla”.

Ai ka bërë thirrjë tek prindërit për kujdes të shtuar që fëmijët të respektojnë në mënyrë strikte udhëzimet e Institutit, që nfa shfrytëzimi i transportit për në shkollë, hyrja në shkollë, qëndrimi në klasë, mbajtja e distancës, mbajtja e maskës, pastërtia e duarve e të tjera.

Hoti ka thënë se duhet mobilizim i të gjithëve tash kur pritet gjendje e rënduar nga vjeshta për shkak edhe të gripit sezonal.

“Rreziku nga infektimi mbetet shumë i lartë, pavarësisht rënies së shifrave në ditët e fundit”, ka shkruar ai.