Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se me zëvendëskryeministrat dhe me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, është diskutuar për fillimin e vitit shkollor.
Likaj, me ekspertë të fushës, si dhe në konsultim me komunat, SBASHK-un dhe Këshillin e Prindërve, është duke finalizuar opsionet për organizimin e mësimit nga data 1 shtatori.
Hoti nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se komunat dhe drejtorët e shkollave do të kenë udhëzime të qarta se si duhet të organizohet mësimi varësisht nga kushtet që kanë në shkollat e tyre.
"Po ashtu mësimi online do të jetë gjithmonë aktiv. Po zhvillohen protokollet e caktuara. Do të ketë një fushë informuese për nxënësit dhe arsimtarët për masat mbrojtëse. Po ashtu Hoti ka thënë se mësimdhënësit po trajnohen për mësimin online dhe po punohet edhe për listë rezervë të mësimdhënësve që mund të angazhohen. Sipas Hotit, Inspektorati i Arsimit do të jetë në mbështetje të shkollave për t’i udhëzuar për masat që duhet ndërmarrë, por edhe për të mbikëqyrë zbatimin e atyre masave", ka shkruar ai.
-
Hoti: Po shqyrtohet mbajtja e mësimit online për dy javë, duke filluar nga 22 marsi
-
Hoti: Janë bërë përgatitjet e nevojshme për nisjen e vitit të ri shkollor
-
Hoti: Nxënësit ta kuptojnë si mision ruajtjen e shëndetit pas rikthimit në shkolla
-
Hoti kërkon që Plani i higjienës së shkollave kundër COVID-19 të jetë i qartë
-
Hoti me krerë të komunave sot diskutojnë për masat kundër pandemisë