Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Hapja e shkollave varet nga gjendja epidemiologjike

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori.

Hoti shkruan se vendimi për hapjen e shkollave do të varet nga gjendja epidemiologjike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet. Gjatë javës që vjen, do të jemi në kontakt me kryetarët e komunave dhe drejtorët për arsim për të diskutuar modalitetet e mundshme të fillimit të vitit shkollor”, ka shkruar Hoti në Facebook, duke shtuar se po shqyrtohen platformat e ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit.

“Jemi duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm professional”.

Që nga marsi, kur në vend u paraqitën rastet e para me COVID-19, mësimi është mbajtur online.