Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Likaj: Vendimi për vitin e ri shkollor varet nga situata epidemiologjike

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka thënë se janë duke u bërë përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor më 14 shtator. Mirëpo, ai thotë se vendimet për vitin e ri shkollor varen nga situata epidemiologjike.

“Vendimet tona janë të varura prej situatës epidemiologjike dhe prek rekomandimeve të Bordit Këshillues për COVID-19. Kemi vizituar rreth 30 komuna dhe së bashku me SBASHK-un, dje kemi viztuar edhe dy shkolla në Prishtinë. Gjatë javës së ardhshme do të vazhdojmë me vizita. Vizitat kanë qenë pa paralajmërim, megjithatë ne kemi gjetur një përkushtim të madh dhe një organizim e përgatitje shumë të mirë. Kemi shpërndarë materiale mbrojtëse për rreth 66 shkolla, për mbi 2000 arsimtarë dhe mbi 7000 nxënës të klasës së parë. Këto janë paketa për mësimdhënës dhe nxënës”, ka thënë Likaj, gjatë takimit me drejtorë komunal të Arsimit, shkruan EO.

Ai ka shtuar se do të flasin edhe për një platformë unike nëse në disa vende apo në tërësi mësimi do të mbahet online, sipas opsionit të tretë. 
"