Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, ka konfirmuar se mësimi do të fillojë më 18 janar.
Përmes një postimi në Facebook ai ka bërë të ditur se sot ka takuar drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit dhe ka kërkuar që të bëhen përgatitjet e nevojshme për gjysmë vjetorin e dytë që do të fillojë më 18 janar 2021.
“Parësor mbetet mësimi sipas skenarit A me prezencë në shkolla, mirëpo varësisht nga situata epidemiologjike do të përdoren edhe skenarët tashmë të njohur (B dhe C) të paraparë në udhëzuesin e përgjithshëm të MASh. Kërkova bashkëpunim të ngushtë te të gjithë akterëve në mënyrë që të krijohen të gjitha kushtet për fillim të mbarë të mësimit”, ka shkruar ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Sot fillon gjysmëvjetori i dytë shkollor
-
Sipas MASH-it, mësimi nis më 18 janar, SBASHK-u thotë se nuk është e sigurt
-
Edhe në gjysmëvjetorin e dytë mësimi pritet të vazhdojë në shkolla
-
Të hënën fillon mësimi në shumicën e shkollave në Kosovë
-
Të hënën fillon mësimi për klasat 0-6 dhe 10, më 21 për klasat 7,8,9 dhe 11,12