Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur mbi ngjarjen e djeshme në Karaçevë të Kamenicës, ku xhandarmëri serbe janë parë të hyjnë në atë territor.
Hoti ka thënë se të gjitha organet përkatëse janë angazhuar për vlerësim të rastit, ndërsa shton se shpejt do të ketë raport të detajizuar.
“Qytetarët tanë në atë pjesë nuk do të jenë pa mbrojtje të institucioneve. Veprimet tona do të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjin, si dhe të koordinuara me të gjithë mekanizmat e sigurisë në vend”, ka shkruar Hoti në Facebook.
Mbrëmë, në përgjigje për KOHËN, Policia e Kosovës ka thënë se ka reaguar menjëherë pas marrjes së informatës, mirëpo se nuk kanë hasur në xhandarmëri serbe në atë pjesë.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoti: Operacioni në Karaçevë vetëm fillimi i kthimit të normalitetit në çdo fushë
-
Kryeministri Hoti kritikohet nga opozita pas hyrjes së xhandarmërisë serbe në Karaqevë
-
Hoti: Ditët në vijim do të merren veprime konkrete, kufijtë e Kosovës janë të sigurt
-
Haradinaj në Karaçevë: Institucionet të mos lejojnë provokime nga xhandarmëria serbe
-
Kosova e gatshme të dërgojë FSK-në në Kroaci pas tërmetit