Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova e gatshme të dërgojë FSK-në në Kroaci pas tërmetit

Foto: Driton Paçarada / Koha / Ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka ofruar homologut kroat Andrej Plenkoviç ndihmë pas tërmetit që goditi rajonin e Petrinjes.

Ai ka shprehur gatishmërinë që Kosova ta ndihmojë Kroacinë me të gjitha kapacitetet për t’u përballur me pasojat.

“Si kryeministër i Kosovës, unë do të doja të ofroja mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si një forcë e shquar dhe e trajnuar mirë në misionet e kërkim-shpëtimit, e cila është e gatshme të ndihmojë qytetarët dhe autoritetet kroate në tejkalimin e pasojave të tërmetit”, i ka shkruar në një letër Hoti, kryeministrit kroat.