Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kosova e gatshme ta ndihmojë Slloveninë pas dëmeve nga përmbytjet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se vendi është i gatshëm ta ndihmojë Slloveninë pas viktimave e dëmeve të mëdha që janë shkaktuar nga përmbytjet.

Për ditën e dytë me radhë, Sllovenia është përfshirë nga një stuhi e madhe shiu e cila la disa viktime e shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.

Osmani i ka shprehur ngushëllime homologes së saj sllovene, Natasha Musar, ndërsa është shprehur e gatshme për ndihmë ndaj “miqve dhe aleatëve tanë sllovenë”.

“Ngushëllime te sinqerta presidentes Musar dhe popullit të Sllovenisë për viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut. Kosova është e gatshme të ndihmojë miqtë dhe aleatët tanë sllovenë për të kapërcyer këto kohë zemërthyese”, ka shkruar ajo në Twitter.

Osmani mori falënderime nga Musari.