Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se s’duhet të ketë panik pas veprimit në Karaçevë dhe se kufijtë e Kosovës janë të sigurt.
Ka komunikuar me komandantin e KFOR-it, Michele Risi, dhe thotë se në ditët në vijim do të merren veprime konkrete nga institucionet e sigurisë në Kosovë, përfshirë këtu, patrullimet me KFOR-in.
“Lidhur me ngjarjen e djeshme, sot Ministri i Punëve të Brendshme është takuar me Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Risi, me të cilin kam komunikuar edhe vetë mbrëmë dhe sot. Në këtë takim është sqaruar se si ka ndodhur kjo ngjarje. Kam qenë në komunikim edhe me Kryetarin e Kamenicës, z.Qendron Kastrati, me të cilin së shpejti do të vizitojmë qytetarët tanë në ato fshatra. Siguria në Kosovë nuk mund të rrezikohet nga askush. Nuk ka vend për panik, dhe as nevojë për deklarata pompoze e defilime në vendngjarje, pa pasur idenë se si ka ndodhur ngjarja”, thotë Hoti.
Kryeministri Hoti tutje thotë se kufijtë e Republikës së Kosovës janë të sigurt dhe të njohur ndërkombëtarisht nga pjesa më e fuqishme dhe demokratike e botës.
“Në ditët në vijim do të merren veprime konkrete nga institucionet e sigurisë së Kosovës, në koordinim me mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë, përfshirë këtu patrullimet e përbashkëta me KFOR-in. Dëshiroj të falënderoj Gjeneralin Risi për bashkëpunimin e ngushtë në vazhdimësi”, përfundon Hoti shkrimin në Facebook.
-
Hoti: Operacioni në Karaçevë vetëm fillimi i kthimit të normalitetit në çdo fushë
-
Hoti u kërkon institucioneve të sigurisë koordinim me KFOR-in
-
Hoti flet pas futjes së xhandarmërisë serbe në Karaçevë: Do të veprojmë sipas Kushtetutës
-
Kosova e quan provokim afrimin e ushtrisë serbe, Serbia e arsyeton me “luftim të kontrabandës”
-
KFOR: Shtimi i trupave dhe i patrullimeve në Kosovë mundëson që t’u përgjigjemi të gjitha situatave