Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit

Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, përmes në një postim në Facebook ka shkruar se Kosova po humb miq dhe aleatë për shkak të “politikës së mbrapshtë të binomit Kurti-Osmani”.

Sipas tij, Kosova sot është në pikën më të ulët të mbështetjes nga aleatët në tri dekada.

“Binomi Kurti-Osmani po e dërgon Kosovën drejt izolimit. Nga vendi me mbështetjen më të madhe amerikane në rajon, këta të paaftë e kthyen Kosovën në qendër të kritikave dhe fajësimit nga ana e aleatëve. Pasojat tanimë po i bartim – Kosova është përjashtuar nga ‘Defender 2023’, që ishe ëndërr e ushtarëve të FKS-së. Cilat janë pasojat e radhës?”, ka shkruar ai.