Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hollaj: Nënshkrimet do t’i pranonim nëse ato do të vinin me 57 votat e VV-së për Osmanin

Shefja e stafit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka thënë se ofertën e Vetëvendosjes për 33 nënshkrime për t’ia mundësuar presidentes kandidimin edhe për një mandat, do ta pranonin nëse ajo vije më 57 votat e partisë në pushtet për Osmanin.

“Padyshim që nënshkrimet do t’i pranonim nëse ato do të vinën edh em 57 votat e Vetëvendosjes, ashtu siç ka qenë marrëveshja fillimisht. Është interesante se gjërat kanë ndryshuar gjatë rrugës, kështu që po ofertën do ta pranonim, por oferta duhet të jetë me vota, sepse presidentja Osmani në këtë garë hyn për t’u rizgjedhur”, është shprehur Hollaj në një intervistë në “Interaktiv” të KTV-së.  

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo ka thënë se për herë të parë Osmanit i është ofruar që të hyjë në garë të martën në mbrëmje, siç ka thënë për të iu bërë kundërkandidate ministrit të Jashtëm Glauk Konjufca. 

“Thënë më thjesht i është thënë bëja kuorumin, por në asnjë moment nuk ka pasur përkrahje për rizgjedhje të saj. Ne në këto moment nuk e kemi asnjë nënshkrim të vetëm, por çka është më e rëndësishmja nuk na është ofruar vota në asnjë moment”, ka deklaruar Hollaj.

Sipas saj Osmanit i është thënë të hyjë në garë vetëm formalisht. 

Ajo ka theksuar se për nënshkrimet kanë dëgjuar për herë të parë në konferencën e shefes së deputetëve të Vetëvendosjes Arbërie Nagavci, të mbajtur të mërkurën në mbrëmje. 

Glauk Konjufca është emri i vetëm i propozuar për president të ri të Kosovës. Ministrin aktual të Punëve të Jashtme, për këtë post e ka nominuar Lëvizja Vetëvendosje. 

Partitë opozitare nuk kanë propozuar asnjë emër edhe pse LVV-ja ka thënë se është e gatshme t’ua ofrojë nënshkrimet e nevojshme edhe atyre e edhe presidentes aktuale Vjosa Osmani. 

Në mungesë të dy kandidatëve ka dështuar mbajtja e seancës së Kuvendit e planifikuar të nisë në orën 19 të mërkurën. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se 5 marsi është afati i fundit.

Sipas saj mund të ketë kërkesa për seancë të jashtëzakonshme, por seancë për zgjedhje të presidentit s’mund të ketë pa i pasur së paku dy kandidatë.

Presidenca e gatshme t’i dërgojë në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të presidentit nga populli

1 o. më parë / 5 mar 2026 00:10
Vjosa Osmani

Shefja e stafit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj, ka thënë se janë të gatshëm që nesër t’i dërgojnë për votim në Kuvend amendamentet kushtetuese që parashohin zgjedhjen e presidentit nga populli. 

Ajo ka thënë se Osmani hyn në këtë garë vetëm për t’u rizgjedhur, por meqë sipas saj po flitet për garë, atëherë ajo ka thënë se gara e vërtetë është ajo te populli. 

“Për të hyrë në këtë garë presidentja Osmani hyn për t’u rizgjedhur, e nëse flasim për garë, atëherë garë për garë po kthehemi aty ku gara është e vërtetë, është te qytetarët e Republikës së Kosovës, ne kemi kohë, janë edhe 24 orë afat, dhe ne jemi të gatshëm që në ora 8 në mëngjes që të dorëzojmë amendamentet në Kushtetuese dhe të kthehemi te sovrani, ku është problemi, matemi dhe pastaj kuptojmë se cila është përgjigja”, është shprehur Hollaj në “Interaktiv” të KTV-së.