Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Në këtë takim, ministri Sefaj falënderoi znj.Willems për përkrahjen e dhënë për Republikën e Kosovës, në veçanti Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Ambasadorja e Holandës, Gerrie Willems, shprehu gatishmërinë e saj për vazhdimin e bashkëpunimit mes të dy shteteve, duke shtuar se shteti i saj do ta përkrah Republikën e Kosovës në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare.
Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi në mes të këtyre dy shteteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani kërkon mbështetjen e kryeministrit holandez për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës
-
Konjufca: Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE të marrë vëmendjen e merituar
-
“Shqipëria në BE, Kosova më e sigurt”, Hoxha flet pas takimit me Konjufcën
-
Haxhiu ministrit të Jashtëm të Shqipërisë: Ju keni qenë zëri ynë kur Kosova nuk kishte zë
-
Zulfaj: Jemi gati për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian