Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti sot ambasadoren e Turqisë në Republikën e Kosovës, Kivilim Kiliç.
Sipas njoftimit për media, ata biseduan rreth punës dhe aktivitetit të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Me këtë rast, ministri Sefaj falënderoi Republikën e Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme që jep në avancimin e mëtejmë të institucioneve të Kosovës.
Në anën tjetër, ambasadorja turke, Kiliç theksoi se Turqia do të vazhdojë dhe më tej të jetë përkrahëse e Republikës së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Ambasadorja e Turqisë premton vazhdimin e përkrahjes për MPB-në
-
Turqia mbetet përkrahëse e fuqishme e Kosovës në të gjitha aspektet
-
Turqia do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën, thotë ambasadori Sakar
-
Turqia vazhdon ta mbështesë Kosovën në luftimin e korrupsionit e terrorizmit
-
Holanda e gatshme për të ndihmuar Kosovën