Prishtinë, 24 janar - Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, bisedoi sot me shefin e Zyrës Belge në Kosovë, Jean-Louis Servais mbi hapat që ka ndërmarrë Republika e Kosovës në kuadër të agjendës për integrim në Bashkimin Evropian, si dhe progresin e arritur në luftimin e terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Ministri Sefaj e njoftoi shefin e Zyrës Belge për progresin që qeveria e Republikës së Kosovës e ka arritur në përmbushjen e masave të parapara në kuadër të planit kombëtar për zbatimin e MSA-së.
Shefi i Zyrës Belge, Jean-Louis Servais, premtoi përkrahjen e mëtejme të shtetit të tij në përpjekjet që po bëjnë institucionet e vendit për përmbushjen e obligimeve që çojnë përpara agjendën evropiane të Republikës së Kosovës, si dhe në fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Ministri Sefaj falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Belgjikës, sidomos në përkrahjen e ofruar në përpjekjet për anëtarësim në INTERPOL dhe arritjen e marrëveshjes për bashkëpunim strategjik me EUROPOL-in.
-
Veliu: Duhet të rifillohet fushata për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare
-
Belgjika mbështet pavarësinë dhe integrimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike
-
Kosova kërkon mbështetjen belge për avancimin e institucioneve të sigurisë
-
Gashi kërkon mbështetjen e Belgjikës për anëtarësim në INTERPOL
-
EUROPOL lidh Marrëveshje Pune me Kosovën